Deri më tash, numri për pjesëmarrje në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, ka arritur në 16 ekipe të futbollit. Zyrtarisht procedurat e paraqitjes i kan kryer 13 ekipe, ndërsa 2 prej tyre kan premtuar ta bëjnë këtë deri në këtë fundjavë.
Ekipi i futbollit i 16-të është nga Kosova, BBF COMPANY, përfaqësuesit e të cilit kan shpreh deshirën për pjesëmarrje dhe që tashmë kan aplikuar për vizat hyrëse në organet kompetente, pasi dihet që banorëve kosovarë, të vetmit, ende nuk ju lejohet qarkullimi i lirë në shtetet e Bashkësisë Evropiane! Kjo ka dëmtuar shumë sportistë kosovarë për të depërtuar në hapësirat ndërkombëtare, prandaj mbesim me shpresë që ky ekip të garojë në këtë TURNE!
Ekipi për informim