Dez 102018
 

Në Bad Vöslau, manifestim sportiv ku morën pjesë 20 ekipeve, ku ishte e ftuar edhe përfaqësuesja e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, u mbajtën ndeshjet në turneun e futbollit, ku përfaqësuesja arriti të prezantohet me ndeshje mjaft cilësore në të gjitha aspektet.

Ishte kënaqësi shumë e madhe, pasi që ishte ekipi më i pëlqyer nga publiku, duke anashkaluar rezultatet e arritura në ndeshjet e zhvilluara. Duartrokitjet e forta dhe brohoritjet nga publiku ishin të papërshkruaeshme, kur sporttistët e Ligës Shqiptare arritnin fitoret e tyre.

Përfaqësuesja e Ligës Shqiptare, mposhti ekipin më konkurrent në këtë turne, ekipin SAN GLAS, ku kishte futbollistë profesionisë edhe nga ekipet që garojnë në nivelet më të larta, si FK AUSTRIA dhe FAC. Kjo fitore ishte me meritë të plotë, ku publiku pati rastin dhe kënaqësinë të shoh kualitetin e sportistëve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Asutri.

 

Kryetari Halil Jashari, që mori pjesë, falënderoi ata çuna që japën maksimumin në lojrat e tyre, po ashtu trajnerin e Ligës Shqiptare Musliun, si dhe anëtarët e kryesisë që ishin pjesëmarrës, Luanin, Bashkimin dhe Luanin, që qëndruan afër bashkëlojtarëve deri në fund.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 

 

 10. Dezember 2018